R. Jugoafrikane padit Izraelin për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Estimated read time 3 min read

R. Jugoafrikane po padit Izraelin për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

 

Republika e Afrikës së Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) të deklarojë urgjentisht se Izraeli ka shkelur detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit në luftën kundër Hamasit në Gaza.

 

 

 

Padia është masa e fundit e Afrikës së Jugut, e cila ka qenë shumë kritike për luftën e Izraelit në Gaza. Muajin e kaluar, deputetët e JAR votuan për mbylljen e ambasadës izraelite në Pretoria dhe pezullimin e të gjitha marrëdhënieve diplomatike derisa të arrihet një armëpushim në luftën e Izraelit kundër grupit islamik Hamas në Gaza.

 

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit të Afrikës së Jugut (DIRCO) tha në një deklaratë se ankesa kundër Izraelit është paraqitur sot. “Që nga 7 tetori 2023, Izraeli nuk e ka parandaluar gjenocidin dhe nuk ka ndjekur penalisht nxitjet e drejtpërdrejta dhe publike të gjenocidit”, tha DIRCO.

 

Në njoftimin për shtyp thuhet se JAR i ka kërkuar GJND-së të deklarojë “në baza urgjente se Izraeli po shkel detyrimet e tij sipas Konventës së Gjenocidit”. Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i kërkohet gjithashtu që përkohësisht t’i kërkojë Izraelit të përfundojë operacionet e tij ushtarake në Gaza. Afrika e Jugut mund ta sjellë këtë veprim nën Konventën e Gjenocidit, sepse si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues të kësaj konvente.

Advertisement

 

Për dekada, JAR ka mbështetur luftën palestineze për shtetësi në territoret e pushtuara nga Izraeli, duke barazuar pozicionin e palestinezëve me atë të shumicës zezake në Afrikën e Jugut gjatë periudhës represive të aparteidit, një krahasim që Izraeli e mohon me forcë.

 

Izraeli ka refuzuar paraqitjen e një çështjeje gjenocidi nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si një shpifje të pakuptimtë pa bazë ligjore dhe ka thënë se respekton ligjin ndërkombëtar në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

 

“Republika e Afrikës së Jugut bashkëpunon me një grup terrorist që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Popullsia e Gazës nuk është armiku i Izraelit dhe Izraeli po përpiqet të mos dëmtojë civilët”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like