Qeveria vendos sot për masat e reja anti Covid

Qeveria në seancën e sotme do të shqyrtoj propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Shtabit të Përgjithshëm, raporton SHENJA.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria do të del me vendim menjëherë pasi të shqyrtojë të njëjtat, ndërsa i ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të opozitës që të japin propozimet e tyre të cilat me pas do të shqyrtoheshin në mbledhje qeveritare.

 

 

Kujtojmë se KSI ka propozuar këto masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

 

 

Nga data 18 dhjetori deri 21 janar kafenetë dhe lokalet të punojnë deri ora 18:00 dhe jo 21:00 siç është tani.
Restorantet në hotele të mos lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00. Nuk lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri. Të mos ketë mbledhime nëpër shtëpi apo vila të shumë personave për festat e fundvitit. Të mos dilet nga shtëpia pa nevojë pas orës 18:00./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like