“Që fëmijë kam pasur qejf muskujt”, Dorina Mema tregon si i lindi dëshira për një trup të tonifikuar

Instruktorja e fitnesit, Dorina Mema ka folur si rrallëherë për ndryshimin në jetën e saj. E ftuar në “Nuk është karantinë”, ajo ka treguar se gjithçka ka nisur që kur ishte fëmijë dhe shikonte në revista personazhet me trup të bukur.

“Qysh fëmijë kam pasur qejf muskujt, kur shikoja atëherë r evistat, filmat. Ne nuk kishim atë herë në vitet ‘85-‘86 televizor me ngjyra, kemi pas bardh e zi. Jam 37-vjeç, pra i ka jetuar të gjitha periudhat, ndryshimet ‘97, 2000 dhe ja ku jemi sot në kulmin e teknologjisë. E rëndësishme është thjeshtësia e njëriut në kohë, prandaj kujtoj gjithmonë si kam qenë. Kam qenë një gocë e thjeshtë në krye me një vullnet të paparë”, tha Dorina.

Advertisement

Më tej, ajo ka dhënë edhe disa këshilla lidhur me mënyrën e të ushqyerit dhe problemet që i krijohen organizmit.

“Nuk është diet të mos hash. Diet është aktivizosh të gjitha automatet e trupit, sistemin e sheqerit dhe prodhimin e energjisë, ku ky i fundit çfarë ka? Tiroiden. Sa është problem tiroidja sot? Nga 1 deri në 10 njerëz janë me tiroide sot, varet nga zonat. Është karakteristikë e zonave, karakteristikë e klimës”, u shpreh ndër të tjera Mema./abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like