• 01-12-2021

PTHP: Propozim-dënime nga dy dhe pesë mijë euro për organizim të ahengjeve në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi propozime për dhënie të urdhëresave ndëshkuese nga 2000 euro kundër tre personave fizik dhe nga 5000 euro kundër një personi juridik për organizim të tubimeve masive në Shkup.

Dy të akuzuarit e parë, babë e bir nga Shkup, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së tyre kanë organizuar tubim privat-fejesë, në të cilën kanë marrë pjesë 30 mysafirë.

“Me këtë ato kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe urdhërat të cilat janë masa për parandalim të përhapjes së koronavirusit KOVID-19, sipas të cilave ndalohet mbajtja e tubimeve masive dhe ngjarjeve në hapësirë të hapur dhe të mbyllur”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

I akuzuari i tretë, si themelues dhe drejtues i personit të akuzuar juridik – objekt hotelierik, më 3 tetor, ka vepruar në kundërshtim me ndalesën për organizim të festave – dasma në pjesën e hapur dhe të mbyllur të objektit dhe në Protokollin për hapje dhe punë në objektet hotelierike për ushqim.

“Ai në objekt ka lejuar të organizohet ngjarje-dasmë në të cilën të pranishëm ishin rreth 90 persona, me çka e ka sjellur në rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve. Ngjarja është konfirmuar gjatë kontrollit nga ana e personit të autorizuar nga Inspektorati shtetëror i tregut”, informojnë nga PTHP.

Prokurorët kompetent publik për personat e akuzuar fizik propozuan dënime në para nga 100 gjoba ditore me vlerë të veçantë të gjobës ditore prej 20 euro në kundërvlerë të denarit. Për personin juridik të akuzuar, nga Gjykata Themelore Penale i është propozuar të caktojë dënim në para prej 300.000 denarë.

Urdhëresat ndëshkuese janë për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 206 i Kodit Penal.

Read Previous

Prokuroria propozon gjoba për shkelësit e masave anti-Covid

Read Next

Karantina e pastron përkohësisht ajrin në Evropë, por si pasojë e ndotjes ende vdesin më shumë se 400.000 njerëz në vit

%d bloggers like this: