Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave për falsifikim të testeve false PCR-negativ

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuza kundër pesë shtetasve maqedonas dhe një shtetasi turk për vepër penale – Falsifikimi i një dokumenti në përputhje me nenin 378 paragrafi 1 i Kodit penal.

“Sipas aktakuzave të paraqitura nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, të pandehurit e kanë kryer veprën penale gjatë përpjekjes për t’u larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë Veriore, kur në kontrollin e pasaportës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ata paraqitën vërtetime false për testet negative të PCR SARS-CoV-2 virus. Megjithëse nuk janë testuar fare në laboratorët e përmendur në Shkup dhe e dinin që certifikatat ishin false, ata i kanë paraqitur certifikatat si të vërteta para zyrtarëve të autorizuar”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like