Ministria e Bujqësisë, publikoi projekt versionin e strategjisë për bujqësi gjatë viteve 2021-2027

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot, në ueb faqen e saj, e publikoi projekt versionin e strategjisë kombëtare për bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën e vitit 2021-2027.
MBEU i fton të gjithë fermerët, prodhuesit e ushqimit, banorët e zonave rurale, personat fizik dhe juridikë t’i paraqesin propozimet e tyre, mendimet dhe komentet për ta finalizuar strategjinë, por përmes internetit, sepse kovid-pandemia nuk ofron mundësi për debat publik.

“Ky është dokumenti kryesor strategjik afatgjatë në të cilin bazohet vendosja dhe zbatimi i qëllimeve, politikave dhe masave për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, strategjia kombëtare miratohet për planifikimin afatgjatë të politikës kombëtare bujqësore në mënyrë që të arrihen qëllimet e përcaktuara ligjërisht të zhvillimit sektorial. Strategjia Kombëtare 2021-2027 pasqyron vazhdimësinë e shtetit për bujqësinë për shkak të rëndësisë së tij shumëdimensionale dhe veçanërisht për sigurimin e qëndrueshmërisë së zonave rurale. Konfirmimi është trendi pozitiv në rritje i alokimeve në bujqësi dhe zhvillim rural që vazhdon në periudhën pas vitit 2020, përkundër ndikimit negativ të pandemisë KOVID”, thekson MBPEU.

Gjatë gjithë procesit, një numër konsultimesh u zhvilluan me pjesëmarrësit në sektor, kryesisht të organizuar në grupe të përhershme nën-sektoriale dhe organe të tjerë zyrtarë, me organe kompetente të administratës shtetërore, institucione ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Në përgatitjen e strategjisë u përfshi edhe opinioni relevant ekspert i Maqedonisë së Veriut . Në përgatitjen e strategjisë kombëtare, Ministria, siç thekson, është udhëhequr nga rregulloret e fundit të Komisionit Evropian.

Advertisement

Zbatimi i strategjisë kombëtare realizohet përmes Programit kombëtar pesë-vjeçar për bujqësi dhe zhvillim rural, Programit IPARD dhe programeve vjetore për mbështetjen financiare në bujqësi dhe zhvillim rural që do të përgatiten gjatë zbatimit të dokumentit.

Pas rrumbullaksimit dhe financimit të plotë, strategjia do të duhet të miratohet nga ana e Qeverisë./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like