Policia prishi ahengun në Karposh, arrestoi 8 persona

Gjatë ditës së djeshme policia ka ndërhyrë në një aheng në Karposh të Shkupit duke arrestuar kështu 8 persona të cilët nuk kanë respektuar masat-antiCovid.

Personat në fjalë janë hasur në një garazh në rrugën “Ankarska” në Karposh derisa kanë qenë duke festuar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga momenti i shpalljes së gjendjes së krizës, sipas së cilës ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave.

Advertisement

Tetë të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate./alsatm

Advertisement
Advertisement

You May Also Like