Pfizer: Vaksina është efikase edhe për fëmijët 11-15 vjeç

Estimated read time 2 min read

Agjencia amerikane e barnave pritet të vendosë për vaksinimin e fëmijëve 5 deri 11 vjeç.Kompania, Pfizer dhe BioNTech, njoftuan se në testet laboratorike vaksinat anti-Covid kanë treguar efikasitet të lartë te të miturit, ndaj është kërkuar përdorimi urgjent i tyre edhe për moshat e vogla.Nëse miratohet për përdorim, janë rreth 28 milionë fëmijë amerikanë të moshave 5 deri 11 vjeç që do të imunizoheshin ndaj sëmundjes infektive.
Një sondazh i muajit të kaluar tregoi se 26 për qind e prindërve me fëmijë të këtyre moshave do i vaksinonin menjëherë ata; 40 për qind do të prisnin sa efikase është vaksina dhe 25 për qind nuk do zgjidhnin t’i vaksinonin.
Fëmijët amerikanë të moshave 12 vjeç e sipër janë lejuar ta marrin vaksinën prej muajit maj, por më pak se gjysma janë të imunizuar deri më sot.Fëmijët i kalojnë më lehtë simptomat e koronavirusit, raporton Oranews.
Të dhënat nga viti i parë i pandemisë në Angli zbulojnë se 1 në 50 mijë fëmijë nën 18 vjeç përfunduan në spital me simptomat e sëmundjes, ndërsa 2 vdekje në 1 milion raste ishte rreziku absolut i mortalitetit nga infeksioni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like