Pesë nga të akuzuarit për pasaportat false e pranuan fajin

Pesë nga të akuzuarit për dhënien ilegale të pasaportave shtetasve të huaj për rastin “Sozia” e pranuan fajin, në seancën e sotme gjyqësore para Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Në fillim procedura ishte ndarë për një nga të akuzuarat, e cila për shkak të sëmundjes nuk ishte e pranishme, por avokati i saj paralajmëroi pranim të fajit, si edhe për pesë të tjerët nga gjithsej 11 të akuzuarit.
Të akuzuarit Denis Barufi, Alen Liçina, Gjogje Vellkov, Faruk Bela dhe Raif Miftari, sot para gjykatës thanë se ndjehen fajtorë për veprën dhe vullnetarisht e pranojnë fajin.
Rastin e udhëheq gjykatësja Ola Ristevska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Spasenka Andonova.
Prokurorja publike Spasenka Andonova, informoi se, bashkë me dëshmitë e siguruara dhe masat e posaçme hetuese, është bërë edhe album me fotografi dhe të dhëna për 215 pasaporta, ku tregohet se cili identitet është shfrytëzuar për cilin person, dhe vizualizim të qartë të asaj që përmban akuza.

Gjykata, në fillim të seancës së sotme gjyqësore, e ndau procedurën kundër të akuzuarës Nazdrie Zekoviq, e cila për shkaqe shëndetësore nuk ishte e pranishme, ndërsa e cila përmes avokatit të saj paralajmëroi pranim të fajit.
Avokati Donçe Nakov, informoi se ka parashtruar dy raporte mjekësore dhe të dhëna laboratorike, se e akuzuara Zekoviq është penguar që të marrë pjesë në seanca gjyqësore, të paktën shtatë ditë.
Të akuzuarit Faruk Buki, Vesna Kolevska, Olivera Sofronievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari, thanë se nuk ndjehen fajtor për këtë vepër për të cilën akuzohen, pas çka procedura për ta ishte ndarë dhe vazhdon më 7 maj të këtij viti.

Advertisement

Në këtë rast të akuzuar janë 11 persona, prej të cilëve dhjetë të punësuar në Departamentin për Punë Administrative në MPB akuzohen se e kanë kryer veprën penale keqpërdorim të vazhduar të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa një person është akuzuar për nxitje.
Sipas aktakuzës, në periudhën prej qershorit të vitit 2017 deri në fund të vitit 2020, u ishin dhënë pasaporta 214 shtetasve të huaj dhe një shtetasi maqedonas.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like