Breaking News :

nothing found
28-03-2023

Personi më i pasur është nga Manastiri, ndërsa Milioneri më i ri vetëm 6 vjeç

Advertisement

Drejtoria e të ardhurave publike (DAP) në Maqedoni ka publikuar të dhënat lidhur me pasuritë e qytetarëve në vend, të hyrat e tyre, pagën më të madhe si dhe mjetet që i kanë pasur në xhirollogarit bankare gjatë vitit 2019.

Sipas të dhënave të tyre, qytetari më i pasur në Maqedoninë e Veriut është nga Manastiri, ndërsa milioneri më i ri është vetëm 6 vjeç ndërsa, më i vjetri ka 101 vjet,  një person nga Struga ka marrë pagën më të madhe mujore, përcjell NMK-post

Drejtoresha e DAP Sanja Llukarevska në konferencë për shtyp, tha se edhe pse shkupjanët dominojnë në listën e të ardhurave më të larta, në vendin e parë si personi më i pasur është një qytetar nga Manastiri, i cili ka pasur të ardhura vjetore prej 211.360.619 denarë.

“Strugani që ka marrë pagën më të madhe ka punuar në industri me metale, ndërsa ka paraqitur të ardhura vjetor bruto prej 1.9 milionë eurove. Në listën e pagave më të mëdha bruto, janë edhe pagat e të punësuarve në sektorin e shëndetësisë, barnatoreve, arsim dhe prodhimtarisë së veshjeve”, tha Llukarevsla,NorthMacedonipost

Advertisement

Read Previous

Gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike, deri në përfundimin e pandemisë

Read Next

“Monstra”, dëshmoi përfaqësuesi i Sektorit të krim-teknikës