Persona të panjohur thejnë dritaret e çerdhes në Tetovë

Estimated read time 1 min read

Akt vandal ndaj çerdhes “Potok” në Tetovë, ku persona të panjohur kanë thyer dritaren e këtij institucioni. Kanë reaguar nga Komuna e Tetovës të cilët thonë se aktet e këtilla dhunuese nuk do ti zbrabsin nga qëllimi për zhvillim të qytetit.

“Aktet vandale ndaj institucioneve të komunës së Tetovës nuk kanë të ndalur. Gjatë fundjavës nga persona të panjohur është dëmtuar çerdhja “Potok” në Tetovë, të cilës i kanë thyer dritaret e institucionit në fjalë. Ky akt barbar dhe skandaloz është raportuar në polici pas çka presim hetime serioze dhe zbardhje të rastit. Dhuna ndaj institucioneve, dëmtimi i pronave publike nuk na frikësojnë dhe zmbrasin qëllimin tonë për zhvillimin e qytetit tonë. Tetova do të ringrihet, do të zhvillohet dhe do të jetë një shembull në rajon!”, thonë nga Komuna.

Advertisement

Rikujtojmë se dëmtimi i institucioneve, dëmtimi i pronave publike, parqeve dhe lojrave rekreative për fëmijëm, kontenjerët etj, janë shëndërruar në dukuri negative të qytetit, ku persona të paidentifikuar demolojnë pronën publike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like