Milaim Zeka voton nga spitali (FOTO)

Ish-deputeti Milaim Zeka që është i infektuar me COVID-19 dhe i shtrirë në spital, sapo ka votuar me ndihmën e ekipeve mobile të KQZ-së që po qëndrojnë në QKUK, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të koronavirusit, Zeka më parë u ankua se pacientët nuk po arrijnë të votojnë.

Advertisement

“Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të Covidit, unë kam pas edhe humbje familjare nga koronavirusi pasi edhe babai më ka vdekë nga koronavirusi. Familjarët e mi e kanë kalu të gjithë”, ska thënë ai ndër të tjera.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like