Ja çka do të ndërrmarë shteti nëse nuk respektoni orën policore

Gjobë me të holla apo burg deri në një vit për personat fizik, ndërsa gjoba me të holla deri në 30 milion denarë për persona juridik parasheh kodi penal për mos respektim të orës policore, që me vendim të policisë, nisë nga sonte e do të zgjatë deri më 22 mars. Ora policore do të zgjatë 7 orë, duke filluar nga 22:00 deri në ora 05:00. Mos resp ektimi i ndalesës për lëvizja është vepër penale sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Kjo është e rregulluar me nenin 206 nga Kodi Penal. Në paragrafin 1 është rregulluar ajo që çdonjëri që gjatë epidemisë nuk vepron sipas rregullave apo urdhërave me të cilat caktohen masat për shkatërrimin e saj apo parandalimin, do të dënohet me dënim me të holla apo burg deri në një vit. Në paragrafin 2 thuhet se nëse veprën e kryen person juridik, parashihet gjobë deri në disa milionë euro.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like