









Mërgimtarët janë nisur me të madhe për t’i kaluar pushimet në Kosovë, Shqiperi dhe Maqedoni
E si çdo vjet, sfida kryesore me të cilën pritet të përballen ata gjatë ardhjes në vendlindje janë pritjet e gjata në kufi, shkruan lajmi.net.
Mirëpo aktualisht, në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës nuk ka pritje të gjata.





Pak më shumë kolona ka në Merdare, ku pritjet në hyrje shkojnë deri në 20 minuta.Pritje deri në 20 minuta ka edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë.
Advertisement
Në pikat tjera kufitare ndërkaq pritjet nuk shkojnë më shumë se pesë minuta.
Advertisement
Advertisement