Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë pas rreth 6 orësh për rivlerësimin e masave të sigurisë për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu
Gjytqari i çështjes është tërhequr në dhomën e këshillimit dhe pritet që të dalë dhe të japë vendimin.
Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule ndodhen nën masën “Arrest me burg”, Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”, ndërsa 5 biznesmenët e tjerë në masën detyrim paraqitje.Seanca e sotme është shoqëruar me përplasje mes Erion Veliajt dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori ka marrë leje ndërtimi prej tij dhe ka mbetur i pakënaqur, madje Veliaj pretendon se e ka kërcënuar se “do t’ia mbante mend këtë”.
Përfundon gjyqi për Veliajn, gjyqtari Bani tërhiqet për vendimin
Advertisement
Advertisement
Advertisement