“Vila në Qerret nuk është e imja”, zbardhet dëshmia e Erion Veliajt në GJKKO: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend!

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së kryebashkiakut Erion Veliaj në GJKKO. Burime për gazetaren Anila Hoxha informojnë se Veliaj ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, duke pretenduar se vetëm ka bërë detyrën.
Po ashtu ai deklaroi se nuk i është shpjeguar se pse u arrestua, madje sipas tij “i ka hyrë në hak familjes që ka punuar edhe në fundjavë.
“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar.
Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes,” tha Veliaj në gjykatë.
“Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri,” iu përgjigj prokurori.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *