Përderisa krejt shtetet përgatiten për vaksinim, Filipçe nuk bën asnjë zgjidhje

Editorial – Lider të shteteve të ndryshme nga bota por edhe nga rajoni po reklamojnë për çdo ditë mbërritjen e vaksinave kundër Covid-19 dhe paisjet për ruajtjet e vaksinave. Pas shteteve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca…, ky trend vazhdoi edhe në rajon. I pari nga rajoni ishte Presidenti turk, për të vazhduar edhe me shtete të tjera më pak të zhvilluara si Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Përveç vaksinimit kryeministri shqiptar publikisht lajmëroi nga profili i tij në rrjetin social para mpopullit të tij se Qeveria e tij ka siguruar frigoriferat për ruajtjen e vaksinës dhe se Shqipëria është e përgaditur që të filloj vaksinimin. Të njëjtën gjë e bëri edhe ministri i shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, edhe pse këtij të fundit ende askush nuk i dhuroi vaksina.

Nga ana tjetër në Republikën e Maqedonisë Veriore si duket përgatitjet për procesin e vaksinimit nuk janë në këtë nivel. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe nuk ka paralajmëruar asgjë të tillë. Madje disa media liferuan lajmin se për këtë gjë kishte reaguar edhe përfaqësuesja e Maqedonisë Veriore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë se autoritetet shëndetësore në Shkup nuk janë të përgatitura për procesin e vaksinimit.

Advertisement

Përderisa në rrjetet sociale vazhdon debati shterpë se sa janë efikase vaksinat, shtetet vazhdojnë garën e përgatitjeve për vaksinimin e popullsisë. Si duket kjo situatë aspak nuk e shqetëson ministrin Filipçe që të ndërmarrë diçka që të siguroj fillimisht paisjet për ruajtjen e vaksinave, e pastaj vaksinat kundër Covid-19. NMK-Post

Advertisement
Advertisement

You May Also Like