Për të shkruajnë CNN e Bloomberg: Kush është kandidati i LDK-së për Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur, Përparim Rama për kryetar të komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Abdixhuiku ka njoftuar edhe për punët që i ka kryer ai në vendet e ndryshme në botë, përfshirë edhe për angazhimin e tij për planifikimin hapësinorë të Lojërave Olimpike.
“Përparim Rama është arkit ekti e urbanisti më i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë. Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim. I njohur për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojrave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Neë York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë – Rama i Prishtinës mbanë një bagazh të mbresëlënës të shenjave që i mbijetojnë kohës”, ka shkruar Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like