Për herë të parë në Tetovë u mbajtë trajnim nga PsychAlb me temë: “Njihe veten vetëzhvillohu”

Estimated read time 1 min read

Më 4 korrik qendra për edukim dhe shërbime psikologjike PsychAlb ka realizuar trajnimin një ditor me temë “Njihe veten – vetëzhvillohu” përmbajtja e të cilit kishte karakter psiko-edukativ.

Për herë të parë në Tetovë është realizuar trajnim në të cilin trajtohen metodat profesionale psikoterapeutike, por që ua mundëson të marrin pjesë të gjithë të interesuarve pavarësisht orientimit të tyre profesional/akademik. Qëllimi i trajnimit është arritur dhe këtë e bënë të ditur vetë pjesëmarrësit me feedback-un e tyre për të njëjtin.

Ata mësuan metoda dhe teknika psikoterapeutike vetë-ndihmuese dhe morrën pjesë aktive në ushtrimet dhe aktivitetet e trajnimit.

Trajnimi është udhëhequr nga një ndër trajnerët më të mirë të fushës – Arber Zeka i cili i mbajti pjesëmarrësit të angazhuar përmes diskutimit, ndërveprimit dhe argëtimit.

Advertisement

Qendra PsychAlb falënderon edhe një herë trajnerin dhe të gjithë anëtarët që ishin prezent për pjesëmarrjen aktive në trajnim dhe kontributin e tyre që të jetë një trajnim i suksesshëm, produktiv dhe kuptimplotë.

Me respekt,
PSYCHALB- ishte njoftimi i tyre në rrjetin social Facebook.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like