Pendarovski në takim me James O’Brien

Estimated read time 1 min read

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, pati takim me Xhejms O’Brien, ndihmës sekretar i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Pendarovskit, u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë, për procesin e reformave, si dhe për situatën politike në vendin tonë dhe në rajon.

Advertisement

Në takim u rikonfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të Maqedonisë, dhe u shpreh pritshmëria nga Uashingtoni zyrtar se vendi do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. me James O’Brien

Advertisement
Advertisement

You May Also Like