• 22-06-2021

Paralajmërohet se shtetet e varfra po dështojnë me vaksinën anti-COVID

Shtetet e pasura janë duke grumbulluar doza të vaksinës anti-COVID ndërsa njerëzit që jetojnë në vende të varfra rrezikojnë të mbesin pa to, ka paralajmëruar Aleanca botërore e vaksinave. Sipas këtij rrjeti organizatash, gati 70 shtete me të hyra të ulëta do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në dhjetë njerëz.

Kjo pavarësisht se Oxford-AstraZeneca është zotuar të dorëzojë 64 për qind të dozave të vaksinës për njerëzit në vendet në zhvillim.

 

 

Hapa po bëhen për të siguruar qasjen e vaksinës në gjithë botën. Aleanca botërore e njohur si COVAX ka arritur të sigurojë 700 milionë doza të vaksinës që do të shpërndahet në 92 shtete me të hyra të ulëta, të cilat janë nënshkruar.

 

 

Por edhe me këtë plan – një rrjet organizatash përfshirë Amnesty International, Oxfam dhe Global Justice Now – thotë se nuk ka mjaftueshëm në botë dhe se kompanitë e ilaçeve duhet të shpërndajnë teknologjinë e tyre që të ketë mjaftueshëm doza për të gjithë.

 

 

Analiza e tyre ka gjetur se shtetet e pasura kanë blerë mjaftueshëm vaksina për të vaksinuar popullatën tri herë, nëse të gjitha vaksinat aprovohen për përdorim. Për shembull, Kanadaja ka porositur vaksina mjaftueshëm për të vaksinuar çdo kanadez pesë herë.

 

Edhe pse shtetet e pasura përfaqësojnë vetëm 14 për qind të popullatës në botë, ato kanë blerë 53 për qind të të gjitha vaksinave premtuese deri tash.

“Askush s’ka të drejtë të bllokohet nga mundësia që të marrë vaksinën shpëtuese për shkak të shtetit ku jeton, apo për shkak të parave që ka në xhep. Por përderisa nuk ndryshon diçka, miliarda njerëz në botë s’do të marrin vaksinën e sigurt dhe efektive për vite të tëra”, ka thënë Anna Marriott nga Oxfam.

Kjo aleancë ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të shpërndajë teknologjinë e vaksinës për të gjithë botën.

“Pfizer-BioNTech” tashmë ka nisur vaksinimin në Britani të Madhe. Pritet që edhe rregullatorë të tjerë në Amerikë dhe Evropë të bëjnë aprovimin e saj.

 

Ditë më parë, edhe Kosova aplikoi zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, në aleancën GAVI-COVAX./Northmacedonia-post/

Read Previous

Moti me vranësira dhe reshje shiu

Read Next

Pendarovski dëshiron që i pari të vaksinohet

%d bloggers like this: