Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Joe Biden, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës, raporton agjencia Reuters, përcjellë nmk-post.
Të premten, presidenti Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij Joe Biden më 20 janar. Por, republikani Pence do të marrë pjesë në inaugurim.
Advertisement
Biden në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në inaugurimin më 20 janar.
“Ne do të ishim të nderuar ta kemi atë atje dhe të ecim përpara me tranzicionin”, ka thënë Biden./Nmk-post/
Advertisement
Advertisement