Pekini ‘i verdhë’, Kina goditet nga stuhia e rërës

KINË- Një stuhi rëre ka ‘pushtuar’ ditën e sotme kryeqytetin e Kinës, Pekinin. Karar shkruan se stuhia e rërës ka mbuluar të gjithë qytetin ndërkohë që qytetarët në vend filluan të panikosen për shkak të pluhërit të verdhë që mbulon qytetin. Meteorologët në Kinë u kanë këshilluar qytetarëve që të mos dalin jashtë, ndërsa në vend është lëshuar alarmi i verdhë. Deri tani në qytet nuk janë raportuar për lëndime apo humbje jete, ndërkaq stuhia ka shtuar trafikun në pekin.

Advertisement

Çfarë është Alarmi i Verdhë? Alarmi i Verdhë në Kinë jepet kur moti është shumë i keq dhe i rrezikshëm. Në kontekstin e këtij alarmi, qytetarët duhet që të jenë të kujdesshëm në lidhje me aktivitetet që do të bëjnë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like