Pas krizës në martesë, Adelina Tahiri pajtohet me bashkëshortin milioner, pushime dhe dhurata luksi në Dubai

Estimated read time 1 min read

Së bashku me djalin e tyre, ata kanë qenë për disa ditë pushimesh luksoze. Në rrjetet sociale, vetë Adelina ka postuar foto nga këto ditë pushimesh, ku ashtu edhe si vetë na ka zbuluar, ka bërë edhe disa blerje të shtrenjta.

Vetë ajo ka ndarë poza edhe me bashkëshortin, duke konfirmuar kështu ribashkimin. Duket se ky pajtim, është bërë edhe me shumë dhurata për të, duke hapur një kapitull të ri në jetën bashkëshortore.

Zërat për ndarjen e tyre erdhën këtë verë, ku pasi vetë bjondja seksi kishte pranuar krizën në marrëdhënie, ajo nisi pushimet me djalin e saj, si dhe me familjen e saj, teksa bashkëshorti mungoi në këto ditë, si për të përforcuar zërat se tashmë lidhja mes tyre ka shkuar pa kthim drejt një divorci. Sipas burimeve, kjo është edhe arsyeja se pse dyshja nuk janë shfaqur bashkë as në ditëlindjen e këngëtares dhe as në festat apo pushimet verore të tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like