• 22-04-2021

Pas Fondacionit për Thaçin, themelohet edhe një për Kadri Veselin

Disa ditë pasi vëllau i ish-presidentit Thaçi, Idriz Thaçi, themeloi një fondacion për mbrojtjen e Hashim Thaçit, një fondacion i tillë është themeluar edhe nga familjarët e Kadri Veselit.
Fondacioni me emrin “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”, siç thuhet në njoftimin për media, është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve për mbrojtjen juridike të Kadri Veselit.

“Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës. Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i Fondacionit:

Me qëllim të ri-konfirmimit të qëndrimit dhe besimit të patundur që lufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, pra luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;
Në konsideratë të njohës së sakrificës, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës;

Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;
Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Ky Fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin Veseli.
Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.

Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.
Titullari i Llogarisë: Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit

SËIFT CODE: EKOMXKPRXXX
Nr. Llogarisë: 1401000001728525
IBAN: XKO5/1401000001728525.

 

/Pacensur

Read Previous

Vuçiç flet për RMV-në, “ndryshuan emrin por BE-ja”….

Read Next

Gazetari pyet Johnsonin: “A i krehni flokët, pyet mamaja ime”?! (Video)

%d bloggers like this: