Pas DIVORCIT të bujshëm me Princ Lekën, Elia Zaharia rikthehet me një “katastrofë familjare”

Estimated read time 2 min read

Elia Zaharia ka vendosu të kthehet në skenë, pas gjithë gjullurdisë e sherrit të bujshëm me ish-bashkëshortin Princ Leka.

Këtë herë aktoren do ta shohim në Teatrin Metropol, aty ku do të luhet drama familjare “Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann.

“Para Perëndimit” një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.-njofton Teatri Metropol.

Kujtojmë se Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia pak javë më parë bënë të dy kallëzim në polici, duke pretenduar se janë dhunuar dhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore.

Advertisement

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç ka rrëfyer Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Princi pretendoi se ishte dhunuar nga Gjergj Zaharia, akuza që u hodhën poshtë nga ky i fundit, i cili tha se është i moshuar dhe s’mund të dhunonte askënd.

Gjykata pajisi me urdhër mbrojtje të dy palët dhe urdhëroi se Princ Leka dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, ndërsa vajzën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të aktores, por të dados.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like