Partitë e tjera shqiptare mbështesin propozimin e Lëvizjes BESA

Javën e ardhshme fillon shqyrtimi i propozim-Ligji për letërnjoftimet i propozuar nga Lëvizja Besa. Nga Ky subjekt thotë se teksti i ligjit është harmonizuar me partnerët e koalicionit dhe partitë tjera parlamentare.

 

“Në konsultimet me partitë politike janë përafruar qëndrimet. Presim që javën e ardhshme të kthehet në komisionin amë që të krijohen kushtet për të vazhduar në seancë plenare”, tha Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes Besa.

Ligjin e mbështesin edhe partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative. Edhe pse nismën e Besës nuk e kanë firmosur, mbështetje kanë ofruar edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI. Nga LSDM thonë se teksti i ligjit është shqyrtuar në kuadër të grupit parlamentar. Nga VMRO-DPMNE-ja kishin paralajmëruar se mbështetjen ndaj këtij propozimi do ta hapin si temë diskutimi në organet e partisë. Propozimi parashikon që në letërnjoftime të vendoset grafa e përkatësisë etnike, ndërsa duhet përcaktuar edhe koha e zbatimit të ligjit pasi i njëjti duhet përputhur me procedurat e tenderimit të letërnjoftimeve nga MPB-ja dhe ndryshimin e formularit i cili kushtëzon të dhënat personale. Në Kuvend paralelisht pritet edhe shqyrtimi i dy ligjeve të propozuara nga Qeveria, ai për letërnjoftimet dhe propozim-Ligji për dokumentet e udhëtimit, dispozita të cilat rregullojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues.

Advertisement

Adrian Kerimi-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like