Para Gushtit do të dihet sesi do të zhvillohet mësimi nga Shtatori

CAROVSKA: MËSIMDHËNËSIT E KLASAVE I DHE IV PËRGATITEN PËR KONCEPTIN E RI
Pak më herët se në muajin gusht, nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë informacion lidhur me atë se si do të zhvillohet viti I ri shkollor nga muaji shtator. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska tha se institucionet kompetente po shqyrtojnë të gjitha mundësitë dhe në momentin që do të ketë informacion zyrtar, opinion do të njoftohet me kohë.
MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Ministria e arsimit së bashku me ministrinë e shëndetësisë, komisionin për sëmundje infektive, kabinetin e kryeministrit, I shqyrtojnë se cilat janë mundësitë për fillim të vitit shkollor nga muaji shtator dhe në momentin që do të kemi informacion zyrtarë do ta komunikojmë në opinion dhe nuk do të jetë në muajin gusht por më herët. ”
Ajo tha se mësimdhënësit janë të gatshëm për cilëndo mënyrë të zhvillimit të mësimit, ndërsa nënviazoi se ata që po stërviten për momentin janë mësimdhënësit e klasave të para dhe të katërta, me qëllim që të përgatiten për konceptin e ri mësimorë që do të implementohet nga shtatori.
MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Mësimdhënësit tanë janë të stërvitur për mësim me prezencë fizike, protokollet janë zbatuar edhe në vitin e fundit, në momentin që do të ketë vendim, atëherë të gjitha detajet lidhur me fillimin e vitit mësimorë do të jenë të ekspozuara në opinion, momentalisht mësimdhënësit e klasave të para dhe të katërta ndjekin stërvitje intensive me qëllim të fillimit kualitativ dhe në kohë të konceptit të ri për mësim fillorë.”

Carovska u shpreh e prerë se të gjitha informacionet e pakonfirmuara që dalin në opinion janë vetëm spekulime dhe u bëri thirrje opinionit që të bëjnë durim dhe të presin vetëm deklaratat zyrtare të ministrave dhe institucioneve kompetente, pasi sipas saj ata transpmetojnë fakte dhe të vërteta. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement

You May Also Like