Papunësia, shqetësimi kryesor i të rinjve në Maqedoni

Problemi i papunësisë mbetet në krye të shqetësimeve që kanë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në bazë të hulumtimit që ka realizuar Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI. Përkatësisht në pyetjen se cili është për ju problemi më i rëndësishëm, 23% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, e kanë apostrofuar si shumë problematike çështjen e papunësisë dhe 22 për qind e të anketuarve, e kanë apostrofuar si problematike pandeminë dhe shqetësimet për qasjen në vaksinat kundër COVID-19.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë se Veriut brenda pesë vjetëve të ardhshëm, deri në vitin 2026, synon të përgjysmoj numrin e personave që kërkojnë punë, nga 16 për qind sa është aktualisht, në 8.6 për qind. Përderisa mesatarja e papunësisë në nivel të vendeve evropiane, është në shkallën prej 6 për qind. Në bazë të Strategjisë Fiskale, të cilën e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut parashihet që në planin afatmesëm, shkalla e papunësisë të ulet në 8.6 për qind, përderisa shkalla e punësimit të ngjitet në 54 për qind të popullsisë së përgjithshme.

“Në periudhën afatmesme, norma e rritjes ekonomike do të tejkalojë 5%, shkalla e papunësisë do të ulet në 8.6%, ndërsa shkalla e punësisë do të arrijë në 54.3%; paga mesatare do të rritet me normë mesatare prej rreth 4%, investimet bruto do të rriten deri në 36.2% në vitin 2026, ndërsa eksporti do të rritet me normë mesatare prej rreth 8.8%”.

Advertisement

Nga Finance Think, kanë nënvizuar se pandemia ka edhe anën pozitive, pasi rreth 14 mijë të punësuar të cilët ishin të përfshirë në ekonominë informale, për të shfrytëzuar masat anti krizë, përkatësisht për të aplikuar për subvencionimin e pagave, punëdhënësit i kanë paraqitur të njëjtit, megjithëse nënvizon se arteriet qeveritare tani duhet të gjejnë mekanizma që të njëjtit punëdhënësit, t’i mbajë edhe më tej në marrëdhënie pune.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like