Osmani: T’u tregojmë brezave të ardhshëm për trimërinë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e shtetësisë së Kosovës.

“Sot është dita e dëshmorëve të Prishtinës, njëra prej ditëve që të gjithë bëhemi bashkë për ta nderuar sakrificën sublime që të gjithë dëshmorët e këtij rajoni e bënë, në mënyrë që ta gëzojmë lirinë”.

“Dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”.

“Ata ranë duke e mbrojtur Kosovën, ranë duke treguar se sakrifica për liri, sakrifica për atdhe është dashuria me sublime që mund ta ketë një njeri”, ka thënë Osmani, gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like