Pse skandinavët janë njerëzit më të lumtur në botë?

Vende si Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Islanda shpesh renditen lartë në listat e vendeve ku njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën e tyre.
Për shembull, këto vende kanë qenë gjithmonë në dhjetëshen e parë në Raportin Botëror të Lumturisë që kur u botua për herë të parë në 2013.

Sipas Bright Side kjo nuk mund të jetë një rastësi dhe patjetër që ka diçka të veçantë, që i bën popujt skandinavë të dallohen nga pjesa tjetër e botës.

Skandinavët nuk përpiqen të bëhen miliarderë. Ata dinë të jenë efikasë në punë, por gjithashtu kalojnë shumë kohë me familjen dhe miqtë e tyre dhe u kushtojnë kohë pasioneve dhe hobeve të tyre.Fakti që kanë më shumë kohë i ndihmon ata. Për shembull, në Danimarkë, njerëzit punojnë 37 orë në javë. Shumica e punonjësve largohen nga puna rreth orës 16:00, kështu që u mbetet shumë kohë e lirë. Për krahasim, njerëzit në vendet e tjera shpesh punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Për të qenë sa më produktivë të jetë e mundur dhe për të bërë gjithçka në kohë, danezët nuk e humbin kohën duke biseduar me kolegët e tyre ose duke bërë pushime gjatë orarit të punës. Ata e kuptojnë se kjo do t’i lejojë ta kryejnë punën më shpejt. Për më tepër, për ta është e zakonshme të kombinojnë punën në zyrë dhe në distancë. Koha e pushimeve është një tjetër gjë që e bën Danimarkën të dallohet. Punonjësit kanë të drejtë për 5 javë pushime të paguara. Dhe, për shkak se ekuilibri punë-jetë është shumë i rëndësishëm për ta, ata madje inkurajohen t’i marrin ato. Ata gjithashtu mund të marrin “pushim nga stresi” kur gjërat në punë bëhen aq keq sa ato ndikojnë në shëndetin e tyre mendor.

Advertisement

Në Finlandë, punonjësit kanë të drejtë të zhvendosin ditën e tyre të punës 3 orë më herët ose më vonë. Në Norvegji, punonjësit që sëmuren gjithashtu marrin deri në 3 javë leje me pagesë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like