Osmani shprehet i shqetësuar për arrestimin e një të punësuari të MPJ-së

Estimated read time 3 min read

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka shprehur shqetësimi e tij për arrestimin e një të punësuari në MPJ, që u bë e ditur ditë më parë. Sipas tij kjo e dëmton besimin dhe autoritetin e ministrisë, ndërsa ka njoftuar edhe për hapat të cilat i ka ndërmarrë.

“E para, në përputhje me mundësitë ligjore, të të punësuarit i është ngrirë raporti i punës dhe është tërhequr nga detyrimet e tija në misionin e OSBE-së.

E dyta, fillova procedurë urgjente për formimin e grupit të punës, i cili duhet të kryejë revizion privat të situatave me certifikatat dhe dokumentacionet, me qëllim që të vërtetohet nëse ekziston kërcënim i caktuar imanent për sigurinë dhe besueshmërinë e shtëpisë (Ministrisë), veçanërisht kërcënim që lidhet me rastin në fjalë.

E treta, grupi i punës do të detyrohet të realizojë bashkëpunim ndër-resorial me shërbimet gjyqësore dhe ato të sigurisë, me qëllim të përgatitjes së një plani për kryerje të vetingut të jashtëzakonshëm të diplomacisë; ky grup pune do të duhet ta formojë edhe Komisionin ndër-sektorial i cili do të propozohet nga Qeveria, e cila gjithsesi do të duhet ta realizojë vetingun e jashtëzakonshëm, përmes procesit të certifikimit dhe kontrollit shtesë të sigurisë.

Advertisement

You May Also Like