Osmani: Qytetarët e Maqedonisë nuk e meritojnë bllokadën nga Bullgaria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin Click Plus në TV21, komentoi edhe bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë.

Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e meritojnë bllokadën.

Vjosa Osmani: Mendoj që Kosova patjetër duhet të përfshihet më shumë në çështjen e shqiptarëve në Maqedoni çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi, për çështjen e shqiptarve nëpërgjithësi pavarsisht se ku jetojnë ata. Kjo është e domosdoshme sepse vetëm në qoftë se punojmë bashkë ne mund të avancojmë të drejtat e shqiptarve në Maqedoni në Mal të Zi dhe në vende të tjera.

Mendoj me gjithatë se çështje e bllokimit apo vendosjes së vetos nga ana e Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut është çështje ku Kosova nuk mund të bëjë shumë përtej deklarimeve publike siç edhe i kemi bërë deri më tani. Vlerësimi im edhe nga fakti që e kam përcjellur procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor që një kohë të gjatë është që nuk do të duhej të kishim raste të tilla kur tema që janë të natyrës historike të vlerësimeve të historisë ta bllokojnë ecjen përpara të një shteti drejtë BE-së. Sepse kur bëhet vlerësimi i reformave bëhet vlerësimi i përmbushjes apo jo të atyre reformave në momentin e tanishëm dhe jo siç është sjellë një shtet në të kaluarën. Tjetër çka është kur flasim për krime të luftës kur bashkëpunimi me gjykata ndërkombëtare është e domosdoshme, është pjesë e kapitullit 35 që ka të bëjë me çështje të drejtësisë. Mirpo të thuhet çështje të identitetit duhet të bëhen pjesë nëpërmjet të cilave dikujt i vendoset veto për antarësim drejtë BE-së përkundër reformave mendoj që është një gabim i madh që i dëmton qytetarët e Maqedonisë të cilët nuk e meritojnë atë dëm që u bëhet duke u bazuar në interpretimet siç po i dëgjojmë./Tv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like