Osmani: Kodrën e Diellit do ta marrë ai që ka ofertën më të mirë

Bujar Osmani ka sqaruar deklaratën e tij të dhënë dje në Tetovë, ku tha se në Abu Dabi ka folur për Kodrën e Diellit, ndërkohë, nga ana tjetër, Qeveria doli me deklaratë, se investitori potencial për qendrën turistik e është nga Evropa.

Advertisement

Osmani ka deklaruar, se dhënia e Kodrës së Diellit me partneritet publik-privat ende nuk ka përfunduar, dhe investitori do të vendoset nga oferta më e mirë. “Ai tani është proces ankandi, dhe ai që e ka ofertë më të mirë, do të marrë ankandin”, tha Osmani.

Duke sqaruar deklaratën e tij se në Abu Dabi ka folur për Kodrën e Diellit, Osmani tha se atë e ka thënë për të treguar se kudo që shkon, lobon për Kodrën e Diellit. “Atë që e thash unë, është se unë ku shkoj, flas për Kodrën e Diellit”, tha Osmani, duke thënë se kjo ishte në kontekst të pyetjes se çfarë promovon nga Tetova në diasporë?/TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like