• 06-12-2021

Osmani: Kjo është reçeta e vetme për Ballkanin

Kur flasim për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut- së pari mendojmë për gjeneratat e reja të cilët kanë të drejtë për jetë më të mirë dhe kushte dinjitoze që të veprojnë në vendin e tyre. Ardhmëria evropiane është reçeta e vetme për prevenimin e tendencave retrograde politike të Ballkanit- përgjigjja e vetme ndaj sfidave për pajtim dhe ndërtim të stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani pohoi se e ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e Rajonit në BE, duke bërë me dije se procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës. Ai iu referua orientimit strategjik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e saj evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht edhe ndaj perspektivave evropiane të gjithë rajonit.

 

Në pjesën e diskutimit për ballafaqimin me sfidat e pandemisë, u potencua se solidariteti, bashkëpunimi i përbashkët dhe koordinimi janë parakushte për strategjinë globale anti –Covid. U theksuan përvojat e deritanishme pozitive në ballafaqimin me pandeminë, veçanërisht në kuadër të kryesimit të përbashkët të Republikës Së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë me Procesin e Berlinit.

Ministrat riafirmuan nevojën për përmirësimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe koordinimit në zvogëlimin e ndikimeve ekonomike dhe sociale të pandemisë.

Read Previous

BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer “brenda javësh”

Read Next

Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19

%d bloggers like this: