Osmani: BDI i ka njerëzit më të dijshëm të popullit!

Estimated read time 1 min read

Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin rikujtoi qëndrimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se shqiptarëve në Maqedoni nuk iu duhen më shumë se dy lista zgjedhore në garë, për shkak se, siç thotë ai, kështu pamundësohet defaktorizimi i shqiptarëve në parlament.

BDI, sipas Osmanit, është shumë më tepër sesa parti politike.

“BDI është një mision i madh, është një narrativ i madh, i cili jo vetëm që ka rrënjët diku thellë në të kaluarën më të ndritshme të shqiptarëve, por është e mbështetur nga njerëzit më me eksperiencë dhe më të dijshëm që i ka populli këtu dhe prandaj është edhe platformë e pakrahasueshme me këto subjektet eksperimentale, të cilat krijohen sot, mbyllen nesër ose kanë kauza personale”, deklaroi Osmani./KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours