Kapet një person duke bartur emigrantë me “shleper”

Ministria e punëve të brendshme (MPB) ka njoftuar se të martën ka ndaluar 23 vjeçarin H.R. nga fshati Brezë, duke vozitur kamion “Volvo”. Pas kontrollit të kryer, është zbuluar se në karrocën e kamionit, kanë qenë 93 emigrantë, nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani. Ai ëhstë ndaluar në rrugën rajonale Radovish-Shtip, afër Negotinës, kurse do të paditet për veprën “kontrabandë të emigrantëve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like