OBSH thotë se ndërsa situata epidemiologjike mbetet e brishtë, një shqetësim të madh përbën tani një bum I rasteve ne rajonet qendrore të saj, në Ballkan dhe Kaukaz.
Kryeministri Andrej Plenkoviç i cili kohët e fundit doli dhe vetë pozitiv, pati njoftuar kufizime të reja që përfshinin mbylljen e bareve e restoranteve, dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të mbeten në fuqi të paktën deri më 21 dhjetor. Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve, tha Smallwood nga Programi i Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së. Ekspertet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan edhe një herë se “Covid 19 nuk ka ikur” dhe “nuk ka për tu larguar tani shpejt”./Top Channel