“Favipiravir” përshpejton procesin e shërimit në rastet e koronavirusit

Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinës për Zhvillimin e Bioteknologjisë, Zhang Xinmin, tha se në eksperimentet klinike të bëra ilaçi i quajtur “Favipiravir” ka ulur kohën e procesit të shërimit tek rastet e lehta me koronavirusin e ri (COVID-19), prej 11 në 4 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas lajmit të kanalit kinez CGTN, Zhang, në deklaratën për mediat ka theksuar se në qytetin Shenzhen është bërë një eksperiment klinik që përfshin 80 të sëmurë me COVID-19. Ai tha se ilaçi mund të ul kohëzgjatjen e shërimit tek rastet e lehta prej 11 në 4 ditë. Zhang më tej tregoi se në një eksperiment tjetër klinik të bërë në Wuhan, ilaçi kohëzgjatjen e temperaturës e zbret prej 4,2 ditë në 2,5 ditë, duke shtuar se nuk është vërejtur që ilaçi të shkaktojë ndonjë efekt anësor. “Favipiravir që nga viti 2014 gjendet në tregun e Japonisë dhe nuk shikojmë ndonjë efekt anësor të dukshëm”, u shpreh Zhang.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like