OBSH konfirmoi se ilaçi Remdesivir nuk ndikon në koronavirusin

Hulumtuesit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), detajisht i kanë hulumtuar ilaçet antivirale që u jepen pacientëve me Kovid-19, duke shpresuar se ato do të rezultojnë në mënyrë efektive në luftën kundër infektimit, megjithatë, hulumtimi ka treguar rezultate krejt të kundërta.

Hulumtimi u krye që të përcaktohet efektiviteti i katër barnave antivirale – Remedisivir, Hidrohlorikin, Lopinavir dhe Interferon, si ilaçe që përdoren aktualisht për mjekimin pacientëve të shtruar në spital me Kovid-19. Studimi përfshiu 11,266 pacientë me Kovid-19 të pranuar në 405 spitale në 30 vende. Hulumtimin e realizuan hulumtuesit në Universitetin në Minesota, ndërsa është publikuar në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine” në fillim të këtij muaji.

 

 

 

Qëllimi kryesor i hulumtuesve ishte ta vlerësonin vdekshmërinë e pacientëve në spitale, por edhe të ekzaminonin sa kohë pacientët qëndrojnë në spital dhe në cilat raste përfundojnë në aparate për frymëmarrje. Studimi zbuloi se asnjë ilaç aktualisht në përdorim nuk është i dobishëm për këta pacientë.

Kërkimet e mëparshme, të cilat nuk kanë qenë aq të gjera, kanë treguar se këto ilaçe mund të kenë disa përfitime për pacientët me Kovid-19, por studimi i ri nuk ka arritur t’i konfirmojë pretendimet e mëparshme.

 

 

 

Gjetjet e reja do të kenë një ndikim të madh në trajtimin e pacientëve me koronavirus në të gjithë botën. OBSH rekomandon që kortikosteroidet, të tilla si deksametazoni, t’u jepen pacientëve të rëndë dhe kritikë, ose oral ose me anë të venës. Megjithatë, ilaçi nuk rekomandohet për raste të lehta.

Advertisement

 

 

 

Trajtime të tjera premtuese përfshijnë antitrupa monoklonalë kundër SARS-CoV-2, plazmës rigjeneruese dhe moduluesve të imunitetit. Këto trajtime aktualisht janë në fazën e tretë të testimit. Antitrupat monoklonalë janë proteina të përpunuara në laborator që i imitojnë efektet e antitrupave të prodhuar në sistemin tonë imunitar në luftën kundër sëmundjeve.

 

 

Terapia e Revalencës përfshin mbledhjen e plazmës nga njerëzit që janë shëruar tashmë nga Kovid-19, dhënë pacientëve që luftojnë me sëmundjen./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like