• 18-04-2021

OBSH-ja: Kjo pandemi mund të mos jetë më e madhja, duhet të mësohemi

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se ndonëse pandemia e koronavirusit ka qenë shumë e ashpër, ajo nuk është domosdo e madhja dhe se bota do të jetë e detyruar të mësohet që të jetojë me sëmundjen Covid-19. Kryeatri i grupit këshillues për strategji dhe çështje teknike rreth rreziqeve të infeksionit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, David Heymann, tha se koronavirusi pritet të bëhet endemi, pavarësisht shpërndarjes së vaksinave në disa shtete. “Bota ka shpresuar për imunitetin e tufës, se përhapja disi do të ulet, nëse imunizohet një numër i mjaftueshëm i njerëzve”, tha profesori Heymann gjatë konferencës së fundit të OBSh-së për gazetarë për vitin 2020, informon nmk-post.

Sidoqoftë, zyrtari që gjithashtu punon si epidemiolog në Londër tha se koncepti i imunitetit të tufës është keqkuptuar. “Duhet se fati i SARS-CoV-2 (Covid-19) është që të bëhet endemi, siç janë bërë katër koronaviruse tjera njerëzore, dhe se do të vazhdojë të pësojë mutacion gjatë riprodhimit në qelizat njerëzore, sidomos në zonat me përhapje më të madhe”, tha ai.

 

 

 

“Për fat të mirë, kemi mjete për të shpëtuar jetë dhe kjo, në kombinim me shëndet të mirë publik, do të na lejojë që të mësojmë të jetojmë me Covid-19”, shtoi ai.

 

 

 

Kryetari i programit për emergjenca i OBSh-së, Mark Ryan, tha: “Skenari i mundshëm është që virusi do të bëhet një endemi tjetër që do të mbetet disi si kërcënim, por me nivel shumë të ulët të kërcënimit në kontekstin e një programi efektiv global të vaksinimit”.

Sipas zyrtarëve të kësaj organizate, roli i parë i vaksinës do të jetë parandalimi i sëmundjes me simptoma, sëmundjes së rëndë dhe vdekjes së pacientëve, por pritet të shihet nëse vaksinat do të ndikojnë edhe në uljen e numrit të infektimeve apo nëse do ta parandalojnë përhapjen e virusit nga një person i infektuar te njerëzit tjerë./Nmk-post/

Read Previous

Hoxhaj: Koha për një mbështetje dinjitoze për mësimdhënësit

Read Next

Ahmeti: Të gatshëm që regjistrimi të bëhet edhe me përkatësinë etnike

%d bloggers like this: