Obama: Turp i madh për kombin tonë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpi për kombin tonë”.

Obama tha se su lmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë.

Advertisement

Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Të mërkurën, mbështetës të dhunshëm të Trump su lmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, e cila po mbante një seancë për konfirmimin e presidentit të zgjedhur, Biden.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like