Numër rekord vaksinimi, ky shtet do ta ‘mposhtë’ i pari pandeminë COVID 19

Izraeli mund të bëhet shteti i parë në botë që del nga pandemia. Sipas gazetës gjermane, BILD, ky shtet po vaksinon me një shpejtësi të jashtëzakonshme.
Deri të hënën mendohet se janë vaksinuar së paku 500 mijë persona, informon nmk-post.

 

 

Ritmi me të cilin po ecën vaksinimi është plot 100 mijë persona në ditë. Autoritetet kanë konfirmuar se vaksinat nuk do të mbarojnë, ndryshe nga sa kishin shkruar mediat. Deri më tani, Izraeli ka vaksinuar 3 persona në 100, duke mbajtur vendin e parë në botë. Më pas vjen Bahreini dhe më pas Britania e Madhe. Pas tyre është SHBA dhe Rusia.

Advertisement

 

 

Shteti me mbi 9 mln banorë mund të përmbyllë shumë shpejt procesin e imunitetit të tufës. Deri më tani nuk janë raportuar probleme në procesin e vaksinimit./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like