NPK “Studeniçani” nga një ndërmarrje me borxhe të mëdha, në një histori suksesi

Estimated read time 2 min read

Ndërmarrjen Publike Komunale (NPK) “Studeniçani” nga një ndërmarrje me borxhe të mëdha, rroga të pa paguara të punëtorëve dhe pa asnjë automjet special për transportin e mbeturinave, e kemi transformuar në një ndërmarrje moderne, në të cilën punëtorët paguhen rregullisht, kujdesi për uniformat e tyre është i përhershëm, ndërsa në parkingun e ndërmarrjes tanimë janë 5 automjete të specializuara për transportin e mbeturinave”, ka njoftuar Azem Sadiki – kryetar i Komunës së Studeniçanit, përcjell PRESSonline.mk

Ai thekson se në mandatin e parë si kryetar komune, në vitin 2013-të, kjo ndërmarrje ka filluar nga zeroja dhe se tash kur po e përfundon mandatin e dytë, dhe garon për mandatin e tretë, ndërsa ndërmarrja po kryejnë shërbim cilësorë për qytetarët.

“Kur vullneti dhe dëshira janë të forta atëherë nuk mungon edhe ndihma e Zotit! Në 2013 ja filluam nga zeroja, kemi arritur që të sigurojmë automjete të specializuara për të kryer shërbim cilësorë për qytetarët dhe të mbajmë ambient të pastër. Kënaqësia është e madhe kur edhe ekipi këtë punë e bënë me zemër. Do të vazhdojmë të krijojmë kushte edhe më të mira për të bërë shërbim edhe më cilësorë”, thekson Sadiki. (PRESSonline.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like