Një person humb jetën nga Covid-19 në Tetovë, kaq persona janë duke u kuruar

Estimated read time 1 min read

Në 24 orët e fundit në Tetovë një person ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit informon Tetovasot nga të dhënat e Spitalit të Tetovës.
Autoritetet thanë se ditëve të fundit është ulur ndjeshëm numri i të prekurve nga virusi duke apeluar që të vazhdojë respektimi i masave dhe sa më shumë persona tu drejtohen qendrave të vaksinimit në Tetovë.
Janë 5 pacientë që janë prekur nga virusi që kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 4 me nga dy doza.
Pacientë me oksigjeno terapi janë 40 ndërsa nuk ka asnjë në respiratot kurse ambulantë ditore janë 81.
Të përkujtojmë se nesër në Tetovë do të fillojnë shkollat e mesme me prezencë fizike .Ata për dy javë kanë mësuar online.Tetovasot

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like