Nga janari a do të hiqet “Wizz Airi” nga Shkupi?

Estimated read time 1 min read

Nga mesi i janarit deri në mes të marsit, kompania ajrore “Wizzair” nuk do të fluturojë në linjat Shkup – Luksemburg dhe Shkup – Bolonja dhe do të reduktojë numrin e fluturimeve nga Ohri në Vjenë nga 4 në 3 fluturime në javë.

Kompania tha se do të reduktojë kapacitetin e rrjetit të saj gjatë kësaj periudhe, për shkak të problemit global me motorët e prodhuar nga Pratt & Whitney.

Gjatë kësaj periudhe, kompania do të kontrollojë cilësinë e motorëve të instaluar në qindra avionë në mbarë botën, të cilët duhet të hiqen dhe ekzaminohen.

Advertisement

Wizzair tha se planifikon të zhvendosë përkohësisht dy nga gjashtë avionët e tij të Shkupit nga mesi i janarit deri në mes të marsit. Kjo do të rezultojë në një ndërprerje të përkohshme të linjave ajrore. Gjithashtu, mbi tridhjetë fluturime javore janë hequr nga rrjeti i Shkupit. Shërbimet në Bazel dhe Memmingen do të kenë reduktimet më të mëdha të frekuencës.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like