Nga 15 nëntori e obligueshme posedimi i pajisjeve dimërore

Estimated read time 1 min read

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në mënyrë të konsiderueshme ka intensifikuar aktivitetet e planifikuara parandaluese dhe aktivitetet tjera për qarkullim të lirshëm dhe të sigurt në kushte dimërore.

Në fund të javës së kaluar dhe sot (8- nëntor) në Tetovë dhe Gostivar, zyrtarët policorë të SPB Tetovë janë takuar, përkatësisht kanë mbajtur takime me përfaqësues të pusht etit lokal të zonës dhe kompanitë dhe firmat që gjatë dimrit të ardhshëm do të jenë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve dhe nga afër i njoftuan me detyrimet e
tyre. Në këto takime theks të veçantë u përkushtua në implikimet ligjore për largimin e parregullt dhe jo cilësor të borës nga rrugët.

Advertisement

Nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës po ashtu i njoftojnë vozitësit se për një javë, gjegjësisht nga data 15 e këtij muaji, hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm, përkatësisht bartje të pajisjeve dimërore, i cili do të zbatohet deri më 15 mars të të vitit të ardhshëm.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like