VMRO – Zaevit: Duhet të largohesh që shteti të shkojë përpara!

Populli ia mori legjitimitetin e Qeverisë LSDM-BDI kurse Zaevi është detronizuar – thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
“Kemi shumicë të re me ASH, AAA, BESËN dhe “E MAJTA” për të rrëzuar Zaevin. Nëse Zaevi sot deri 14.30 nuk dorëzon dorëheqjen në Kuvend, deputetët e këtij blloku do të dorëzojnë interpelancë për Qeverinë”
VMRO-DPMNE thotë se Zaevi nuk është Kryeministër dhe sa më shumë që ta vonojë dorëheqjen, aq më keq është për vendin. Sipas tyre, Zaevi duhet të largohet që Maqedonia të shkojë përpara./KlanMacedonia/

Advertisement
Advertisement
Advertisement