NEWBORN po ndryshon për ditën e pavarësisë së Kosovës

Monumenti NEWBORN u zbulua 13 vjet më parë dhe u bë simbol i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova shënoi 12-vjetorin e pavarësisë së saj, ky monument iu kushtua të mbijetuarve të abuzimit seksual.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa këtë vit nëpërmjet faqes kryesore të monumentit të NEWBORN-it është bërë e ditur se tema ketë vit do të jetë që i bashkon të gjithë

Advertisement

Përmes këtij monumenti, çdo vit jepen mesazhe të ndryshme.

Monumenti NEWBORN është i ndërtuar nga një skelet çeliku i mbuluar me shtresë metali 4mm të trashë. Çdo shkronjë është 3 metra e lartë dhe 1 metër e thellë, me peshë prej përafërsisht 1 tonelate. Ndërsa, i gjithë instalacioni është 24 metra i gjerë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like