Netflix shton Kosovën në listën e shteteve

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383. Kështu ka thënë Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, i cili dy muaj më parë pati nisur një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.
Ai ka thënë se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka dëgjuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin. “Presim të pasojë e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka thënë Hoti. Ai pati treguar për rubrikën Hashtag të Radios Evropa e Lirë se pse ka marrë këtë iniativë.
“Kjo iniciativë lindi pasi që në kohën e pandemisë, duke e përdorur Netflixin, më shumë sesa në kohërat e mëparshme, ndodhi që e shihja shumë shpesh lokacionin tim si vendndodhje në Serbi”. Hoti ka thënë se kjo gjë i ka penguar, andaj ka kërkuar ndihmën e gjithë kosovarëve.
Mirëpo problemi i identitetit digjital të Kosovës, nuk është problem i ditëve të sotme. Prej vitit 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ajo vazhdon të mos ketë kodin e saj në internet. Prandaj kur qytetarët qasen në internet nga territori i Kosovës IP-adresat e tyre lidhen me ato të vendeve të rajonit si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia e Veriut. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës, ka thënë muaj më parë se ndarja e domenit përbën një proces të gjatë negociatash./Botasot/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like